Berisha do të mbajë sot Foltoren e tretë në qytetin e Vlorës me demokratët.
Para Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar kanë dalë mbështetës të ish-kryeministrit.
Mes pritësve janë dhe deputetët Flamur Noka e Bujar Leskaj, ish-Presidenti Nishani apo dhe kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj.
Foltorja e ish-kryeministrit të vendit dhe liderit historik i Partisë Demokratike në Vlorë është ndalesa e tretë, pas Tiranës dhe Fierit.