Sinanaj, plani për të vrarë rivalin

armetJulian Sinanaj tregon momentin kur kushërinjtë Mëhillaj dhe Marjon Mitro i kërkuan vrasjen e biznesmenit X….Kush ishin të interesuar dhe arsyet se përse e donin të vdekur. Ekzekutimi ishte parashikuar pranë Hipotekës për të krijuar alibi

 



Gjatë kohës që unë jetoja në Tiranë, një ditë më ka telefonuar Erjon Mëhillaj, ku kujtoj se ka qenë fundjave, ditë e shtunë ose e diel. Nga ana e tij mu kërkua që unë të shkoja në Vlorë, ku më tha se do më sqaronte kur të takoheshim. Kam shkuar në Vlorë tek shtëpia e Erjonit, ku ai ndodhej i vetëm, pasi gruaja dhe fëmijët në fundjavë shkonin nga nëna e saj që kishte në Vlorë. Erjoni më tregoi se kishte një punë për një person që banonte në Vlorë. Për këtë vrasje më tregoi se atë e kërkonte Marjon Mitro, së bashku me personin Zh…Për personin që do të vrisja më tha se quhej X dhe se ai ishte problematik në qytetin e Vlorës. Për X…më tregoi se ai kishte qëlluar me pistoletë një shokun e tij pas shpine, gjatë kohës që së bashku me të kishte shkuar të bënte qitje në Pyllin e Sodës. Për këtë personin e plagosur kam mësuar se ai vazhdon të jetojë dhe se ka probleme me ecjen, pasi çalon. Këtë person ma ka treguar fizikisht në një rast Erjoni. Gjithashtu më tregoi se X…ishte person që kishte marrë peng djalin ose nipin e S. Shehut. Për të më tregoi se ai ishte shumë problematik dhe se kohët e fundit kishte një problem pronësie për një copë tokë në afërsi të Hipotekës në Vlorë. Personat me të cilët ai kishte konflikt mësova se ata kishin pasur probleme me disa kushërinjtë e parë ose të dytë të Y…., që ishte njëkohësisht shoku i X…Për vrasjen që ata më kërkuan të bëja ndaj X, dëgjova se ata kishin përgatitur edhe kohën dhe vendin ku kërkonin ta bënin atë. Po atë ditë në mëngjes kam shkuar me Erjonin tek Hipoteka, ku më tregoi vendin ku ndodhej toka për të cilën ishte në konflikt. Erjoni kërkonte me insistim që unë vrasjen ta bëja tek Hipoteka. Në këto momente unë i sugjerova Erjonit që vrasjen do ta bëja me pushkë në distancë. I tregova edhe mundësinë që më afronte pozicioni, ku në krahun tjetër të rrugës, përballë me vendin e tokës ndodhej një pallat 4-5 katësh. I kërkova Erjonit të qëndronte tek makina dhe jam ngjitur tek kati i fundit i pallatit, ku konstatova se dera që të nxirrte në pallat ishte e hapur. Po ashtu edhe distanca e këtij pallati nga pallati tjetër ishte e shkurtër, gjë për të cilën mund të kaloja nga tarraca e këtij pallati tek tarraca e pallatit tjetër, ku dhe mundësia për t’u larguar ishte më e lehtë sepse nuk dilje nga rruga kryesore, por nëpër rrugica lagjesh. Kur u ktheva, i tregova Erjonit se mundësia e mirë ishte që ajo të bëhej në distancë me pushkë, pa rrezikuar. Ndërsa nga ana e Erjonit vazhdonte me insistim e këmbëngulte se vrasja duhej të bëhej në distancë të afërt gjatë momentit që X ndodhej pranë Hipotekës. Kam për të sqaruar se pallati ishte në krah të kryqëzimit, në anën e kundërt të tokës që X… kishte konflikte. Pashë që kjo pjesë toke ishte duke u rrethuar dhe njëkohësisht ishte bërë pastrimi i sheshit nga mbeturinat e shtëpive që kishin qenë më parë në atë vend. Erjoni më tregoi gjithashtu se vrasja duhej të bëhej gjatë asaj kohe që ishte konflikti, pasi që të dyja palët konfliktoheshin për tokën dhe shkonin të dyja palët tek Hipoteka. Erjoni më tha se koha për të kryer këtë vrasje ishte më se e përshtatshme, sepse policia do të dyshonte se vrasja do të ishte kryer nga personat me të cilët X kishte konflikt pronësie. Më pas jam larguar nga vendi ku ndodhej prona dhe në mbrëmje jemi takuar edhe me Gentjan Mëhillajn, ku kemi pirë nga një kafe që të tre në lokal. Nga ana e Genos m’u kërkua gjithashtu që unë të kryeja këtë vrasje të X…, pasi ishte koha më e përshtatshme për ta kryer atë. Po kështu më tregoi se pagesa për këtë vrasje do të ishte e kënaqshme, ku më tregoi se do të më jepnin një dyqan me sipërfaqe rreth 52 metra katror dhe që vlera e saj ishte me 1200 deri në 1500 euro metër katror. Për këtë dyqan më tregoi se ai i përkiste pjesës së Marjon Mitros që kishte në atë pallat, që ishte njëkohësisht person i interesuar për vrasjen. Për X…, që të dy më thoshin se ai kishte qenë një kurv-djal, njeri i pabesë, më thoshin për të: “kur u bë edhe ai që shoqëria ime e mbante nga prapa, dhe kur ishte i vogël e thërrisnin: k…e vogël etj. Për X…, më treguan se ai lëvizte me një makinë Benz me targa BH 119, ku numrat e fundit nuk më kujtohen, me ngjyrë si në gri. Për këtë vrasje tregonin interes vetë Genua, Erjon Mëhillaj, Marjon Mitro dhe ZH…, (shoku i Marjonit), ku dy të fundit ishin ortakë në ndërtimet e pallateve dhe bizneset e tyre. Që të gjitha këto biseda ata m’i bënë që të influenconin tek unë që të bëja vrasjen që dëshironin. Pasi i dëgjova kërkesat e tyre dhe premtimet që më ofronin, pranova duke iu premtuar se do të bëja vrasjen, por me kushtin që më parë të më kalohej pronësia e dyqanit në emrin e mamasë. Të nesërmen në mëngjes jam takuar përsëri me Genon dhe Erjonin, të cilët më kanë çuar tek pallati ku ndodhej dyqani që do të më jepnin, ku po ashtu më treguan edhe shtëpinë ku banonte X…., ku më treguan se në katin përdhese ai kishte garazhin për të gjitha makinat e pallatit. Më treguan hyrjen e pallatit të tij në të cilën jetonte, që ai ishte kati i fundit. Gjatë atyre momenteve që ishim pranë dyqanit, Genua me Erjonin pyetën një person, të njohurin e tyre, që kishte një minimarket të vogël pranë dyqanit që do të më jepnin. Dëgjova nga personi i minimarketit se atë dyqan e kishte blerë 1500 euro metri katror. Këtë veprim, mesa kuptova, e bënë për të më treguar mua se dyqani që do të më jepnin kishte vlerë 70000 euro, gjë e cila do të ndikonte tek unë që të bëja vrasjen. Po ato ditë, nga ana e Genos m’u afrua një shtëpi me qira, apartament i cili ndodhej në katin e katërt të një pallati, ku pronari i apartamentit mësova se ishte një kushëri i Genos. Ky apartament kishte pamje nga deti dhe ndodhej në afërsi të Skelës, vendndodhjen e të cilit jam në gjendje t’jua tregoj nëse më çoni pranë atij vendi. Gjatë atyre ditëve, një pasdite, nga ana e Erjonit m’u kërkua që unë së bashku me të të shkonim nga kafe “Milano” për të takuar Marjon Mitron dhe Zh…, pasi atje ata qëndronin shpesh për të pirë kafe, ku aty grumbulloheshin dhe për të shkuar të luanin kalçeto. Kam shkuar tek lokali “Milano”, jemi ulur në ambientin e brendshëm të lokalit dhe në momentin që ka ardhur Marjon Mitro kemi dalë tek veranda, pasi aty ai ndodhej i ulur në një tavolinë me kunatin e tij. Kur iu afruam në tavolinë, ai i kërkoi kunatit që të largohej, ku në tavolinën e tij jam ulur unë dhe Erjoni. Nga ana e Erjonit unë jam prezantuar me emrin: “Beni” përpara Marjonit, ku pasi jemi përshëndetur kemi filluar të bisedojmë me njëri-tjetrin. Në këtë takim Marjon Mitro u shpreh haptas se donte vrasjen e X…. Kujtoj se në atë bisedë ai u shpreh me fjalët: ‘Kur të bien ndonjëherë njerëzit në qafë, nuk durohen. Të shtyjnë të marrësh ndonjë sharrs (automatik) dhe t’u q… robt, t’i vrasësh në mes të rrugës”. Gjatë këtij takimi Erjon Mëhillaj iu shpreh Marjonit me fjalët: “Kur të vijë personi që ta hedhë dyqanin në emër të tij?” dhe Marjoni u shpreh: “Kur të dojë le të vijë, le ta hedhë dyqanin në emër të kujtdo, rëndësi ka që të kryhet puna”, e kishte fjalën për vrasjen. Më pas në tavolinë ka ardhur shoku i tij, ku unë dhe Erjoni u larguam nga tavolina, pasi aty do të vinin edhe shokë të tjerë të Marjonit sepse kërkonin të shkonin të luanin kalçeto. Me Marjon Mitron jam takuar për herë të parë tek kafe “Milano”, për të cilën u shpreha më sipër. Takimi i dytë ka qenë ku unë dola të merrja dyqanin dhe ta hidhja në emër të mamasë. Për këtë gjë i kam kërkuar nënës që ajo të vinte nga Greqi, sepse kërkoja të blija një dyqan për të. Pasi erdhi mamaja, i kam treguar dyqanin si dhe e kam sqaruar se unë kisha dhënë lekët për blerjen e dyqanit dhe se kishte mbetur vetëm fakti që të shkonim dhe kryenim veprimet tek noteri. Ditën që do të bëja noterinë, unë së bashku me Erjonin me makinën e tij kemi çuar mamanë time tek noterja. Kur mbërritëm atje, pashë se nga noterja doli ZH…, së bashku me Gentjan Mëhillajn, të cilët pasi na përshëndetën me dorë u drejtuan për nga kafja përbri, ku Genua ma bëri me shenjë që unë dhe nëna të vazhdonim të hynim brenda tek noterja për të bërë veprimet paraprake. Hymë brenda tek noterja së bashku me nënën dhe Erjonin, ku noterja filloi të kërkonte dokumentet identifikuese të mamasë që të fillonte nga puna. Pashë se noterja ishte në dijeni të aktit që do të bënte për shit-blerjen e dyqanit, pasi më parë aty kishte qenë Marjon Mitro me Zh…, dhe Genon. Pasi kemi paraqitur të gjitha dokumentet që na kërkoi noterja, Gentjani ka marrë në telefon Marjonin që ai së bashku me gruan të vinin dhe shitjen. Në momentin që Marjoni me gruan kanë ardhur tek noterja, unë kam dalë jashtë dhe kam shkuar tek kafja përbri ku fillimisht në të kishte qenë ZH…, me Gentjanin. Kam qëndruar në pritje deri në momentin që ka përfunduar veprimet noteriale, ku kam parë se nga noteria ka dalë Marjoni me gruan e tij, të cilët kanë hipur tek një makinë tip “Xhip”, të cilën e ngiste gruaja e tij që ishte me flokë bionde. Që të dy janë larguar nga noterja dhe më pas prej andej ka dalë edhe mamaja ime e shoqëruar me Erjon Mëhillajn. Kur dolën edhe këta, kam marrë mamanë dhe e kam çuar tek shtëpia e dajës, ku e porosita që ajo të mos bisedonte me njeri për këtë blerje dyqani. Pas këtij veprimi, ato dy-tri ditë unë së bashku me Erjon Mëhillajn jam marrë me nxjerrjen e certifikatës së pronësisë së dyqanit, ku me këto veprime u mor Erjoni, sepse unë nuk desha që të shihesha në atë vend sepse do të kryeja vrasjen e X….Gjatë këtyre ditëve fillova përgatitjen për vrasjen që unë do të kryeja, ku nga ana e Gentjanit dhe Erjonit, më kanë sjellë tek shtëpia e Erjonit motorin me të cilin unë do të kryeja vrasjen. Kam parë se motori ishte i njëjtë me atë që unë kisha përdorur në vrasjen e Sokol Veizit.  Pas marrjes së motorit unë kam ndryshuar shtëpinë, ku jam vendosur me banim në pallatin që ndodhej në kryqëzimin pranë pallatit të Ardian Kollozit. Në këtë pallat u vendosa në katin e pestë të tij (në katin e fundit). Dhe po në të njëjtën kohë mora edhe një apartament tjetër tek pallati që ndodhet pranë konvikteve të studentëve. Që të dyja këto apartamente i mora që të isha më i sigurt dhe për to nuk i kam treguar asnjë personi, me përjashtim të fejuarës sime. Në lidhje me motorin kam kërkuar që ta rilyeja atë me ngjyrë të zezë me ndihmën e Erjon Mëhillajt, motor të cilin e kam lyer po tek shtëpia e tij, nga pjesa e prapme, tek garazhi. Po ashtu, gjatë kësaj kohe fillova të testoj pushkën me të cilën unë kërkoja të kryeja vrasjen. Për testimin e saj unë së bashku me Genon dhe Erjonin kemi shkuar në afërsi të zonës së pabanuar, në afërsi të një stani, ku atje kam bërë sikur regjistroja armën. Pas testimit të saj iu tregova se me këtë armë nuk ndjeja siguri, pasi për testimin e saj duheshin kushte teknike. Për këtë gjë Erjoni u gëzua, pasi do të ndiqej tashmë plani që ai kishte sugjeruar për vrasje nga afër. Kemi shkuar përsëri në Vlorë, ku armën ia kam lënë ta mbante Genua. Më pas fillova të merresha gjoja me studimin e terrenit, ku ndërkohë kisha blerë edhe një motor skuter, me të cilin studioja lëvizjet e X, ku në kokë mbaja të vendosur një skafandër që të mos njihesha.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252