Iva Aliko, e cila e ka identifikuar veten nga hera si e dashura e një deputeti kosovar, ka zbuluar së fundmi se është ndarë. E ftuar në emisionin “Late Night Show”, Iva u shpreh se ndarja erdhi si pasojë e xhelozisë së tepërt. Më tej, ajo pohoi se nuk ka ndërmend ta kthejë kokën pas.
“Për momentin jam vetë. Kam rreth një muaj që jam single. I kam dhënë fund një lidhjeje të gjatë. Nuk po e vuaj, jo. Nuk rikthehem pas asnjëherë. Vetëm nëse dikush rikthehet tek unë. Filloi duke u shtuar xhelozia, dashuria, të gjitha bashkë edhe mbaroi. Nuk e doja sa më donte. Unë jam tip që më pëlqen liria, pavarësia. Thjesht dua të bëj me kokën time, kaq. Dashuria më e fortë ishte kjo që lashë pas. Ishte shqiptar”-u shpreh ajo, duke shkaktuar konfuzion për faktin nëse i referohet deputetit të paidentifikuar kosovar apo një tjetri.