Aktualitet

Sinjali për djegien e Parlamentit/ Meta: Pas antagonizmit vjen lufta






               Publikuar në : 17:37 - 11/09/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta doli pasditen e sotme në një konference për mediat, pasi raportoi në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe pasi takoi përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.


I pyetur se kush ishin ata që mund të digjnin Parlamentin, Meta tha se informacioni është tërësisht i vertetë, por nuk mund të japë më shumë informacione pasi është material i klasifikuar (secret). Por këmbënguli se situata në fillim të qershorit ishte e rrezikshme dhe vendi mund të shkonte në luftë.

Meta: “Nuk mund të them diçka më shumë. Ata (Komisioni Hetimor) e kanë mundësinë ta marrin këtë informacion. Pas dëshmisë sime, Komisioni ka bërë kërkesë zyrtare dhe ne do ti japim informacion sipas ligjit. Është tërësisht i vertetë si informacion sepse unë skam thënë kurrë gënjeshtra… Ishte një situatë tërësisht e çmendur siç e përshkroi edhe raporti final i OSBE/ODIHR. Citoj raportin: “Ky antagonizëm ishte tregues I mungesës së përgjegjeësisë së përbashkët dhe rrrjedhimisht ndikoi në zgjedhje”. Pra, pas antagonizmit vjen vetëm lufta. Dhe kishte mungesë të përgjegjësisë së përbashkët politike, ndaj nxora dekretin për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit”. 

Antagonizëm i frymëzuar nga jashtë

Presidenti Meta tha se fryma e përplasjes dhe e antagonizmit vjen nga lart, nga politika dhe nuk është në popull, ku jeta vazhdon normalisht. Ai shtoi se “ky antagonizëm mund të jetë i frymëzuar nga jashtë për të penguar zhvillimin e Shqipërisë”.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas