Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje direkt në “Vila 24” ka thënë se, moti në fundjavë do të jetë i paqëndrueshëm.
Sipas saj, pas një të shtune të nxehtë, e diela do sjellë reshje shiu dhe një ulje të lehtë të temperaturave.
Ndërsa sa i përket javës që vjen do të ketë rikthim të temperaturave të larta, madje gjatë natës ato do të shkojnë deri në 20 gradë celsius. Mesa duket do të hyjmë zyrtarisht në stinën e verës.