Kryesore

Sipërmarrësi, kundër birësimit të fëmijëve nga gay-t: Unë s’mund t’i bëhem fëmijës nënë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 20/02/19 |
mapo.al

Sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka deklaruar haptazi se është homoseksual, është shprehur  kundër birësimit të fëmijëve nga gay-t. Në një intervistë të realizuar në “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje në “Skype”, Ilirjani tha se nuk është pro deformimit të familjes tradicionale.


“Unë jam vetë pjesë e komunitetit [LGBTQ] dhe çdo deklaratë mund të merret ose negativisht ose pozitivisht nga komuniteti. Në fakt, mund ta them hapur që unë jam kundër kësaj nisme. Nuk më pëlqejnë deformimet e familjes tradicionale dhe nuk mendoj që familja duhet prekur deri në qelizën e saj. Madje këto terma ‘prind 1’ dhe ‘prind 2’ më duken qesharakë” – u shpreh Ilirjani, duke iu referuar amendamentit të propozuar së fundmi nga Asambleja Kombëtare e Francës që kërkon të heqë fjalët “nënë” dhe “baba”.


Ilirjani theksoi në vijim se njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që në rritjen e një fëmije, duhet marrë parasysh edhe shoqëria përreth. “Duhet patjetër të jesh i përgjegjshëm për ta rritur fëmijën dhe për ta rritur në një shoqëri të caktuar. Në Shqipëri konteksti i martesave gay është shumë larg realitetit. Si në Francë edhe në SH.B.A ky është një diskutim i gjerë, është mirë të diskutohet.”



Në lidhje me jetën e tij personale, ai u shpreh se nuk ka menduar kurrë të birësojë një fëmijë. “Personalisht jam kundër martesës dhe kundër birësimit të një fëmije, sepse unë nuk jam në gjendje, si Elton flas, që të rris një fëmijë në mënyrë të plotë. Nuk mund t’i bëhem fëmijës nënë. Askush nuk mund të bëjë nënën.”


Elton Ilirjani foli hapur për herë të parë për orientimin e tij seksual në një event të mbajtur mbi ndërgjegjësimin ndaj homofobisë në vitin 2016. Ndërsa deklarata e tij në një emision televiziv në janar të vitit të kaluar, ku u shpreh se është gay, u përfol gjerësisht në media.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas