Aktualitet

Koronavirusi – 295 raste të reja dhe 13 viktima, mes tyre edhe një 33-vjeçar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 27/09/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4064 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar me koronavirus 295 raste të reja, ndërsa 13 qytetarë kanë humbur jetën. 






Numri i të infektuarve ka pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë (dje ishin 539 raste të reja), por shqetësues mbeten vdekjet (11 humbje jete ishin ditën e djeshme). Mes viktimave nga koronavirusi është edhe një 33-vjeçar, por Ministria e Shëndetësisë nuk sqaron nëse ai vuante nga sëmundje shoqëruese.


1075 është numri i atyre që janë shëruar në 24 orët e fundit.







Situata




Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:



Janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki:

162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 295
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 189
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 4064

Testime totale 1,189,319
Raste pozitive 168,188
Raste të shëruara 154,694
Raste Aktive 10,841
Humbje jete 2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,856
Fier 1048
Durrës 999
Shkodër 953
Vlorë 599
Elbasan 558
Lezhë 442
Berat 419
Korçë 289
Kukës 254
Dibër 223
Gjirokastër 201

1


Etiketa: , , ,

Pas