Aktualitet

Situata alarmante e epidemisë në Preshevë/ Sali Berisha: Dënoj me ashpersi rregjimin e Vuçiç





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 11/07/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook i jep zë një denoncimi të një qytetari nga Lugina e Preshevës mbi situatën e pandemisë atje.


“Rregjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptaret”, shkruan Berisha.


Ndër të tjera ai shton se të sëmurët janë me shumicë dhe se në Luginë nuk ka spital as mjekë të domosdoshëm për të pëballuar situatën e epidemisë. Në Preshevë nuk ka testime për koronavirusin dhe Sali Berisha i bën thirrje OBSH-së të ndërhyjë me urgjence dhe të ndihmojë qytetarët e Luginës.


Postimi i plotë


Situate alarmante ne Luginen e Presheves me covid19.

Rregjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptaret.

Te semure dhe te infektuar me shumice.
Nuk ka teste per zbulimin e covid 19
Lugina nuk ka spital as mjeket e domosdoshem.

Denoj me ashpersi kete qendrim çnjerezor te rregjimit te Vuçiç ndaj shqiptareve.

I bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence ne Luginen e Presheves te ndihmoje banoret ne luften kunder covid19.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Ne Lugine te Presheves gjendja sa vjen e rendohet. Shume njerez te infektuar ne munges te testeve dhe friges qe te drejtohen ne spitalet serbe po vdesin neper shtepit e tyre. Ne munges te spitalit te kujdesit secondar ne Presheve dhe Bujanoc ata dergohen ne Vranje dhe Nish por pershkak te pasiguris ata vendosin te vdesin ne shtepi e mos te shkojn atje. Ju lutem reagoni qe te senzibilizohet opinioni ne Shqiperi dhe Kosove, te dergohen disa mjek nga Shqipria dhe Kosova dhe shqiptaret e lugines te trajtohen ne Presheve nga mjek shqiptar. Me larte ne foto e ke reagimin e drejtorit te shtepis se shendetit ne Presheve.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas