Ngjante se Japonia e kishte situatën nën kontroll, por po përballet me një realitet të ri me pandeminë e koronavirusit.
Vendi tërhoqi vëmendjen pasi kishte nën kontroll valën e parë të COVID-19 dhe u quajt “Model Japonez” – testime të shpeshta dhe pa bllokime, as ndonjë mjet ligjor për të detyruar bizneset të mbyllen, raporton bloomberg.
Japonia ka raportuar 1.579 raste të reja me koronavirus dhe 5 viktima, sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Japoni janë regjistruar një numër rekord i personave të infektuar ditët e para ndërsa deri më tani janë konfirmuar 36.548 raste me virus. Gjithashtu, raportohet se nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 1,024 njerëz.
Kryeministri Shinzo Abe pohoi se situata është duke u monitoruar dhe se fokusi ishte te testimi i intensifikuar.