Kryesore

Situata drejt normalizimit në Itali, 285 viktima në 24 orë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:12 - 30/04/20 |
mapo.al

Pas më shumë se 1 muaji, Italia sheh dritë në fund të tunelit sa i përket koronavirusit.


Në 24 orët e fundit janë shënuar 285 viktima, numri më i ulët gjatë këtyre ditëve. Dje në Itali humbën jetën 323 persona nga koronavirusi.


Në total numri i viktimave ka shkuar 27.967. Ndërkohë 75.945 persona janë shëruar nga COVID-19.


Edhe sa i përket rasteve të reja, ka ulje të shifrave. 1.872 persona kanë rezultuar të infektuar në 24 orë.


Numri i të infektuarve ka shkuar në 205.463, ndërsa raste aktive me COVID-19 janë 101.551.


Etiketa: ,

Pas