Aktualitet

Situata e koronavirusit/ 493 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 28/03/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata e koronavirusit.






Nga 2993 testime të kryera, kanë rezultuar të prekur me COVID-19, 493 raste të reja.


Krahasuar me një ditë më parë, numri i viktimave ka pësuar rënie. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 qytetarë të moshave 64- 85 vjeç.





Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.



Situata e 24 orëve të fundit


Janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Lexo edhe :  India pranë katastrofës së Covid-19, Franca dërgon oksigjen dhe ndihma mjekësore

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç.

Statistika (28 Mars 2021)
Raste të reja ditore        493
Të shëruar në 24 orë     557
Të shtruar në spitale      327
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2993

Testime totale            551,307
Raste pozitive             124,134
Raste të shëruara        89,456
Raste Aktive                 32,468
Humbje jete                  2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22205
Fier      2641
Durrës    1365
Vlorë     1231
Shkodër   1236
Gjirokastër  1284
Korçë     797
Lezhë     497
Elbasan  405
Kukës     369
Dibër    327
Berat     111

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas