Aktualitet

10 viktima nga koronavirusi, mes tyre një 36-vjeçar nga Vlora- 664 të infektuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:31 - 25/09/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4875 testime, kanë rezultuar 664 raste të reja me koronavirus.






10 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Mes viktimave është edhe një 36-vjeçar nga Vlora i cili nuk ka arritur ta mposhtë virusin vdekjeprurës.


Ndërsa janë shëruar 916 qytetarë. Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.







Ndërkohë, në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.



Përditësimi



Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë, në këto bashki:

215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Lexo edhe :  820 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orë, 223 të shtruar në spitalet COVID

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 664
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 214
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 4875

Testime totale 1,181,470
Raste pozitive 167,354
Raste të shëruara 152,780
Raste Aktive 11,945
Humbje jete 2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5264
Fier 1168
Durrës 1127
Shkodër 1074
Vlorë 713
Elbasan 615
Lezhë 492
Berat 449
Korçë 323
Kukës 297
Gjirokastër 219
Dibër 204

173


Etiketa: ,

Pas