Kryesore

Situata e rënduar e lirisë së medias: Karikatura virale e Kapexhiut






               Publikuar në : 19:29 - 07/07/19 |
mapo.al

Një nga lajmet që dominoi në median online gjatë të dielës ishte sulmi mbi makinën e analistit Fatos Lubonja.


“Policia njofton: “Ai që hodhi gurin te makina e Lubonjës ishte i çmendur”. Po pse ky i çmenduri nuk e hodhi të makina e Ramës?!” ironizon ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Megjithatë, përtej ironisë, gjendja e rënduar e lirisë së medias në vend ka bërë që në Tiranë të zbarkojnë shtatë prej organizatave më të mëdha të lirisë së medias.

Pavarësisht alarmit botëror për situatën në Shqipëri, kryeministri ka vazhduar rrugën e tij. Qeveria ka deklaruar se do të miratojë paketën antishpifje, edhe pse ajo hasi në kritika të forta nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas BIRN, projektligjet kanë pësuar vetëm ndryshime kozmetike, duke parashikuar rregullimin e ankesave dhe korrigjimeve nga AMA si dhe gjoba marramendëse të aplikuara përmes ligjit të AKEP.

Kjo situatë ka bërë që mjeshtri Bujar Kapexhiu t’ia dedikojë punimin e radhës pikërisht paketës antishpifje dhe projektligjeve të qeverisë. Ndiqeni më poshtë punimin:


Etiketa: , , , , , ,

Pas