Feliks Baçi, ekspert me një eksperiencë të gjatë në fushën e aviacionit civil, i pyetur nga Gazeta Mapo në lidhje me situaten Covid 19, thote se pritshmeria për këtë sezon dimri, 2020 – 2021 është disi e zymte për industrine fluturimeve ajrore.
Ato, kompanitë ajrore në këto momente ekonomike të veshtira që po përjetojnë, jane duke axhustuar programet e tyre me tendence reduktimin e fluturimeve, thotë Baçi. Kjo per pasoje të renies së kerkesës nga masat shtrenguese qe çdo shtet në menyrë individuale ka vendosur.
Megjithatë, shton z.Baçi, Shoqata Nderkombetare e Transportueseve Ajror, së bashku me aktorët politik – Komisionin Europian në presidencen gjermane është duke përpunuar për një çertifikim testi “antigenic” për ata që do të përdorin fluturimet ndërkombetare përpara se ato të hypin ne Bord të avionit.
Ky test, thotë Baçi, mund të kryhet brenda një kohe rreth 15 minutash dhe me eksperimentet e deritanishme ka rezultuar eficient. Me fjalë të tjera IATA po perpunon nje Platforme Digjitale shendetsore ku do te jene të permbledhura të gjithe të dhënat e disponueshme mbi masat ndaj shendetit.
Kjo Platforme do të jetë e aksesueshme nëpërmjet celularit si aplikacion pak a shume si nje Pasaportë Shendetsore, pa të cilën zor se do të jete i mundur pranimi ne Bord. Një lloj si “Kodi QR”.
Kjo situate sipas z.Baçi, bazuar ne realitetin e sotëm do të ketë gjasa që të ngjasoje me atmosferën pas 11 Shtatorit, me marrjen e masave shtese në çështje të sigurise në lidhje me kontrollin e veshjeve dhe bagazheve tona personale, e njëjta gjë dhe për çështjet e shëndetit edhe kur vaksina të jetë prodhuar. E them këtë, shton Baçi, duke patur parasysh eksperiencën e mëparshme të viruseve SARS, N1H1 etj.
Por si gjithmon mbas çdo lajmi jo të mirë, kundërveprimi global i mposhtjes së kësaj krize sjell dhe se “Travel Pass” i sipërpërmendur, të jetë një zgjidhje për udhëtarët ndërkombëtarë.