Aktualitet

Situata me COVID-19, DASH merr vendimin për lotarinë amerikane: Kur dalin përgjigjet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:50 - 29/04/20 |
mapo.al

DASH ka shtyrë datën për përgjigjet e lotarisë amerikane, pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Përgjigjet ishin planifikuar të dalin më 5 maj, por janë shtyrë me një muaj, më 6 qershor.


Burime zyrtare bëjnë me dije se Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë me një muaj përgjigjet e rezultateve të Lotarisë Amerikane për vitin 2021.


Që do të thotë ishte planifikuar që rezultatet të dilnin në datën 5 maj, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, përgjigjja nëse jeni përzgjedhur apo jo do të dalë në datën 6 qershor.


Më herët, ambasada amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.


Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj.


Etiketa: , , ,

Pas