Aktualitet

Situata me COVID-19, Meta bisedë telefonike me Thaçin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 17/04/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.


Të dy presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.


Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.




Etiketa: ,

Pas