Kryesore

Situata me COVID-19/ Meta: Gati të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 06/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen e koronavirusi, nëse kjo do të jetë e nevojshme.


Kreu i shtetit tha se duhet më shumë transparencë dhe masa konkrete për mbrojtjen e bluzave të bardha.


“Ju e dini që janë zhvilluar disa mbledhje dhe në të ardhmen nëse do të duhet patjetër që do zhvillohet. kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë, besoj ta realizojmë sa më shpejt për të gjykuar se kush mund të jetë mbështet që mund të jap presidenti. Mendoj se çdo qytetar duhet të sillet në një mënyrë të përgjegjshme për jetën dhe shëndetin e tij dhe të familjarëve. Duket që ka një shkujdesje e cila natyrisht që ka sjellë një përkeqësim të treguesve, kjo nuk na mundëson të hapemi me vendet fqinje dhe vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme, patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë diçka të tillë. Por duhet më shumë transparencë dhe masa konkrete për mbrojtjen e infermierëve dhe mjekëve”, tha Meta.


Për presidentin Ilir Meta dy janë çështjet kryesore për të cilat politika duhet të shmangë çdo tension artificial, situata me COVID dhe përmbushje e kushteve për hapjen e negociatave.


“Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave edhe më të plotë, rigoroze, më të qartë për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane.

Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave. Pa dyshim miratimi i reformës zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë”, u shpreh i kreu i shtetit.

LEXO EDHE: 

Meta: Kemi nisur punën për ngritjen e Kushtetueses, Reforma Zgjedhore kusht për negociatat


Etiketa: , , ,

Pas