Kryesore

Koronavirusi – Komiteti i Ekspertëve: Universitetet do të vijojnë mësimin online








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 23/11/20 |
mapo.al

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median ka bërë me dije vendimin për vijimin e mësimit online në universitete, për shkak të situatës me risk të shtuar.



“Komiteti Teknik duke qenë gjithmonë i vëmendshëm për t’i paraprirë rëndimit të situatës, siç e kemi thënë që do të kishim një vlerësim të masave më intensitet të mesëm të marra më parë, ka vlerësuar që, mësimi në universitete për shkak të situatës që është, do të vazhdojë online edhe për nje periudhë, në varësi të vlerësimit dinamik që ne do të bëjmë”, tha Prof. Mira Rakacolli.


Në cilësinë e drejtueses të Komitetit Teknik të Ekspertëve prof. Rakacolli tha se situata vazhdon të mbetet e kontrolluar në drejtim të testimeve apo menaxhimit spitalor, ndërsa po vijohet me vlerësimin dinamik të situatës për shkollat.




“Në shifrat që ne jemi tani që vazhdojnë të mbetet në një nivel të qendrueshëm nuk e diskutojmë për momentin sot mbylljen e shkollave. Por është një gjë që ne e ndjekim çdo 24 orë. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda atyre numrave të cilat kërkojnë masë të tillë, por unë e theksoj gjithmonë që shifrat të jenë të qëndrueshme dhe ajo që ne kemi parasysh është në përgjithësi mirëqenia e fëmijëve”, tha Rakacolli.



Rritet incidenca 
Duke bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike, drejtoresha e IShP, prof. Albana Fico tha se situata është duke u vlerësuar në mënyrë dinamike dhe paraqitet në një nivel risku të shtuar.


“Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson dhe po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve positive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore, 301 persona për 100 mijë banorë”, tha Prof. Albana Fico.

Lexo edhe :  Vdekjet nga koronavirusi në SHBA tejkalojnë ato të Luftës së Dytë Botërore

Duke ju referuar fataliteteve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, tha se raporti i fataliteteve me rastet pozitive është 2.1% gjatë kësaj jave. Ndërsa lidhur me gjininë më të prekur, femrat janë më të prekura, 52% dhe meshkujt 48%.

Moshat më të prekura janë 65-74 vjeç, ndjekur nga moshat 55-64 vjeç. Në grumpmoshën 0-4 vjeç nuk ka ndryshime përsa i përket incidencës, po ashtu edhe 5-14 vjeç është e njejta situatë. Përsa i përket testimeve, numri i testimeve për persona, është siç e dini kemi thënë targeti 1/1000 banorë në javë, kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë në javë”, tha Fico.

Numër i njëjtë thirrjesh drejt Urgjencës
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se numri i thirrjeve vijon të mbetet i njëjtë me një javë më parë, por është rritur numri i vizitave në banesë.

“Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.

Brataj ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për krijimin e kapaciteteve spitalore dhe situata është nën kontrollon në të tre stukturat COVID ku vijon të ketë ende kapacitete të lira për trajtimin e pacientëve COVID.

“Janë marrë masa në spitale për krijimin e kapaciteteve ku vijojmë të kemi kapacietet të lira për trajtimin e pacientëve COVID, tani menaxhimi bëhet sa më shpejt në të tre spitalet COVID. Gjithashtu çdo i shëruar do të vijojë të dërgohet me ambulancë në shtëpi edhe pas shërimit”, tha Brataj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ju bën apel qytetarëve për bashkëpunim për të frenuar përhapjen e epidemisë, vendosjen e maskës, ruajtjen e higjienës, distancimit social dhe të shmangin grumbullimeve apo festave.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas