Aktualitet

Situata me koronavirusin, reagon Meta: Çdo neglizhencë ka kosto shumë të rëndë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 10/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend. Meta bën apel për rritjen e masave mbrojtëse dhe thotë se çdo neglizhencë ka kosto shumë të rëndë: Jetën e qytetarëve tanë.



Reagimi i Metës:


Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.




Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.



Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.

Lexo edhe :  Kosovë - 14 viktima dhe 289 raste të reja nga koronavirusi

Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas