Aktualitet

Situata me koronavirusin/ Shtohen 1000 mësues në sistemin arsimor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 30/09/20 |
mapo.al

Ministria e Arsimit ka vendosur të shtojë 1000 mësues në sistemin arsimor, për të përballuar situatën me koronavirusin.


Në një takim me drejtorët rajonal, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se mësuesit do jenë në dispozicjon nëse do të ketë raste infektimesh.


Postimi i Evis Kushit:



1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave.


Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo institucion arsimor, si dhe të shtojnë përpjekjet dhe inspektimet në terren në mënyrë që të garantohet se #rregullat zbatohen nga të gjithë.


Sa më rigorozë që të jemi në këtë aspekt, aq më e lehtë do të bëhet edhe sfida jonë e përbashkët për të kujdesur për shëndetin e nxënësve, mësuesve, prindërve e kujtdo tjetër, dhe njëkohësisht të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë vit jo të lehtë shkollor.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas