Situata në Shkodër vijon të jetë problematike sa i takon përhapjes së koronavirusit. 13 raste janë testuar pozitivë 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 70. Pavarësisht nga masat e marra, numri i bartësve të virusit të rrezikshëm vijon të rritet.
Sipas të dhënave të ISHP, kryeqendra e veriut ia ka kaluar edhe Tiranës me rritjen ditore të të infektuarve. Vetëm 6 raste të reja me koronavirus u zbuluan në kryeqytet një ditë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm nëe 221.
Qytetet e prekura
Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
LEXO EDHE:
21 raste të reja me koronavirus, 467 të infektuar, 232 shërohen