Aktualitet

Situata nga Covid, reagon Basha: Paaftësia e qeverisë Rama vrastare për biznesin e vogël





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 26/07/20 |
mapo.al

Në një status të publikuar pak më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar rreth situatës aktuale të krijuar nga Covid-19 në vend.


Basha e ka quajtur mbylljen me ritme të shpejta të biznesit të vogël një paaftësi të qeverisë Rama për t’i ardhur në ndihmë atij.


Sipas Bashës, plani i tij ekonomik ka në themel mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve.


Statusi i plotë i Bashës:


Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjess.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas