Aktualitet

Bilanc dramatik – 17 të vdekur nga koronavirusi dhe 795 raste të reja sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 23/11/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë përditësoi shifrat e situatës pandemike COVID-19 në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.



Janë kryer 2 352 testime, 388 të shëruar, 795 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit.


Tirana kryeson me 236 raste të reja e ndjekur nga 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë etj.,



Shifra e viktimave nga koronavirusi është rekord në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. Numri i të vdekurve ka arritur në 716.



Janë rritur edhe rastet e reja (795 sot) teksa një ditë më parë ishin 565 raste të reja. Situata paraqitet shqetësuese edhe në spitale. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.


Përditësimi i situatës

2352 testime Janë kryer 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Harta e të prekurve – 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

388 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Alarmi i autoriteteve: Po infektohen të rinjtë, rriten rastet mes 15 – 24 vjeç

439 të shtruar në spitale – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

17 viktima – 4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 795
Të shëruar ne 24 orë 388
Të shtruar në spitale 439
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.352
Testime totale 175.200
Raste pozitive 33.556
Raste të shëruara 16.230
Raste Aktive 16.610
Humbje jete 716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8463
Fier 1257
Durrës 1222
Korçë 934
Shkodër 885
Elbasan 804
Vlorë 834
Lezhë 689
Berat 527
Gjirokaster 469
Kukës 375
Dibër 151

Apeli MSH – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur ngrumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas