Aktualitet

Situatë kaotike në Liban, nuk ka vend në spitale, flasin dëshmitarët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:59 - 04/08/20 |
mapo.al
Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në shpërthimin që ndodhi pasditen e së martës në Beirut, Liban. Bilanci mendohet të jetë më tragjik pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Situata është kaotike në spitale. “Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat”, tregon një dëshmitar.
Autoritet u bëjnë thirrje të gjithë spitaleve që të mobilizohen menjëherë dhe të raportojnë pranë qendrave të tyre përkatëse, për të ndihmuar të plagosurit , pas shpërthimit masiv që tronditi portin e Bejrutit. Ekipet e Kryqit të Kuq janë nisur drejt vendit të shpërthimit.


“Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull  dhe papritmas xhami u copëtua në të gjithë makinën”!


Dëshmitari okular Hadi Nasrallah në një intervistë për BBC është shprehur se ka parë dhe ka dëgjuar gjithçka ka ndodhur duke e shprehur atë vetëm një një fjalë “ishte i frikshëm”.





Etiketa: , ,

Pas