Kritike paraqitet situata e krijuar nga vatrat e zjarrit në fshatin Gjorm të Vlorës po precipiton.
Zjarrfikësit po përballen me një situatë të vështirë shkaktuar nga flakët e zjarrit që po përhapen favorizuar edhe nga era e fortë.
Nga raportimet në terren, mësohet se flakët kanë përpirë dy banesa në Gjorm, që fatmirësisht janë të pabanuara.
Flakët nuk kanë kursyer as stane e kullota. Mësohet se aktualisht në zonë janë rreth 40 forca të ushtrise dhe helikopteri nga ajri që po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.
Mësohet se banorët në pjesën më të madhe të zonës janë evakuuar, pas thirrjes edhe të minstrit të Brendshëm Niko Peleshi.