Aktualitet

Sizmologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik nga tërmetet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 08/12/19 |
mapo.al

Sizmologu Edmond Dushi është shprehur se nuk ka më vend për t’u panikosur për shkak të tërmeteve pasi aktiviteti sizmik është zvogëluar. Në një prononcim për “Vizion plus”, Dushi shprehet se aktiviteti sizmik që ka vijuar edhe pas dy javësh nga tragjedia e 26 nëntorit është normale.


Gjatë natës janë regjistruar disa mikrotërmete ku vetëm një ishte me magnitude të lartë 4.1 i shkalles rihter. Aktiviteti sizmik qe nga tërmeti i forte i 26 nëntorit ka ardhur duke u reduktuar. Nuk ka më vend për panik,”- shprehet ai ndër të tjera.


Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar.





Etiketa:

Pas