Këngëtari britanik Sam Smith ka folur së fundmi për gjininë dhe sfidat e kaluara për ta pranuar trupin e tij. Në një intervistë për Jammela Jamil, 26-vjeçari u shpreh se një qenie njerëzore, sikurse edhe ai, nuk identifikohet me gjininë e tij.
“Ti je vetëm ti dhe je krijim unik. Të paktën kështu e kuptoj unë. Unë nuk jam as burrë dhe as grua. Mendoj se qëndroj diku në mes”, tha ai. “Unë gjithmonë kam qenë në luftë mes mendjes dhe trupit”, shtoi këngëtari.
Sam i është nënshtruar operacionit të heqjes së dhjamit kur ishte vetëm 12 vjeç, pasi e ëma i zbuloi përmes doktorit se trupi i tij prodhonte nivele të mëdha të estrogjenit që i shkaktonte rritje gjoksi.