Aktualitet

S’ka fitues në derbin e ‘Madoninës’, Milan i pathyeshëm në Seria A














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:25 - 07/11/21 |
mapo.al

Milani dhe Interi kanë ndarë pikët në një barazim të zjarrtë në derbin e Madoninës të luajtur mbrëmjen e sotme.






Interi e nisi vrullshëm sfidën duke gjetur golin e avantazhit me një ish si Çalhanoglu. Turku fitoi penallati pas një dueli me Kesin në zonë, duke mposhtur më pas Tatarushanun.


Por avantazhi zgjati vetëm 6 minuta, pasi nga një goditje standarde Milani barazoi shifrat nga një autogol i shkaktuar nga De Vraj.







Në minutën e 27-të, Lautaro Martinez shpërdoroi një 11-metërsh të fituar nga Darmian duke lënë gjithçka të hapur në këtë takim.




Pjesa e dytë ishte mjaft voluminoze, ku pjesën më të madhe e dominoi Milani.



Madje Salemakers goditi dhe shtyllën në fundin e takimit, duke shkuar shumë pranë golit të fitores.

Nga një pikë për të dyja skuadrat të cilat nuk ndryshojnë asgjë në renditje, ndërsa Milani vazhdon të mbetet i pathyeshëm në kampionat, ashtu si Napoli.

17


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas