Aktualitet

S’ka fluturime, Kombëtarja e Futsallit “ngec” në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 08/04/21 |
mapo.al

Më 11 prill Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë në Ukrainë ndeshjen e radhës eliminatore të Euro 2022 por bllokimi i fluturimeve do ta bëjë të pamundur këtë takim.





Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ekipi shqiptar nuk ka udhëtuar dhe ka mbetur në Tiranë teksa shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.


Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur teksa për të shmangur çdo problem FSHF ka vënë në dijeni UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit




Shqipëria është në Grupin 1 eliminator bashkë me Kroacinë, Ukrainën, Danimarkën dhe ndeshja e radhës duhej të luhej Zaporizhia por që me zhvillimet e fundit nga Rinasi pritet që të shtyhet në një datë tjetër nëse UEFA e vendos.


1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas