Aktualitet

“S’ka hajdut 2 m të gjatë” – Kur gazetarët të hedhin në knockdown!







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 16/10/20 |
Nora Malaj

E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese, denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët.


Intimidoi, fyeu e shau, cilindo që i erdhi ndërmend.


Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, “gëlltiti” gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.



Nuk mundi ta përballojë dot dhe gjuha e trupit e tradhtoi në përballjen me Z. Shullaku. Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmoi! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin.


Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët, intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë!


Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE… Pu pu pu (do të thoshte Jovan Bregu).
Pu pu pu çfarë kohësh po kalojmë.

Dikur kishim burra shteti, sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??”. I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se: “Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë” 😂

Lumi që mori Vunonë, po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standardi social dhe human.

Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha munë”.

E unë në fakt e kam shok fëmijërie…


Etiketa: , , ,

Pas