Aktualitet

S’ka interes nga studentët, Universiteti i Tiranës “zhduk” dy degë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:18 - 20/09/21 |
mapo.al

Mësuesit e gjuhëve të huaja, rusisht dhe greqisht rrezikojnë të zhduken në vitet e ardhshme.






Të rinjtë kanë pak interes për të nisur studimet e larta në këto degë. Rritja e notës mesatare, kohëzgjatja e studimeve dhe paga në këto profesione sipas Rektorit të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, janë disa prej arsyeve që stepin maturantët.


Madje sipas Hoxhës, këto degë mund të mbyllen, pasi deri më tani, në gjuhën ruse nuk është regjistruar asnjë student, ndërsa te ajo grekja vetëm një.

Të rinjtë vijojnë të tërhiqen nga drejtësia, ekonomiku, anglishtja dhe gjermanishtja. Rreth 94% e  kuotave janë plotësuar që në mbyllje të raundit të parë të regjistrimeve.







1







Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas