Aktualitet

“S’ka kryer shkelje”-Kthehet në detyrë kolegu i policit që vrau Klodian Rashën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 26/12/20 |
mapo.al

Erion Gjore, kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivit që mori jetën e Klodian Rashës pasi e qëlloi për vdekje është rikthyer në detyrë dy javë pas ngjarjes që tronditi vendin.



Nga verifikimi mësohet se nuk ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin sapo e qëlloi 25-vjeçarin.


Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.



Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në përplasje të dhunshme me policinë dhe akte vandale ndaj institucioneve dhe veprave publike.



Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi.


Ndërkohë, që pak ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor, të cilin babai i Klodianit, Qazim Rasha ka deklaruar se do ta japë për bamirësi.

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka konkretizuar akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj duke e çuar atë përpara drejtësisë nën akuzën për “Vrasje me dashje”, teksa SHÇBA ka nisur një hetim administrativ në repartin “Shqiponja” ku do të bëhen hetime që nga rekrutimi deri te veprimet policore.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas