Aktualitet

S’ka liri për Enkelejda Hoxhën, ja vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 04/06/21 |
mapo.al

Nuk ka liri për ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion. Raportohet se Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të disatën herë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyqtaren e Krujës, Hoxha.






Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit.


Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu persona të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.







Më 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e ILD Artur Metani për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Hoxha.



1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas