Kryesore

‘S’ka marrëveshje’ – Rama: Greqia e ka legjitime zgjerimin me 12 milje në det








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 10/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaron sërish se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit. Sipas tij, Greqia e ka legjitime zgjerimin me 12 milje në det. Rama u shpreh në “Opinion”, se sa herë në Greqi flitet për detin, në Shqipëri plasin “peshqit”.


Nuk ka pasur ndonjëherë marrëveshje deti me tre shporta, sepse nuk bëhet marrëveshje për të ndarë midhjen dhe karkalecat. Shporta për të cilën flet ambasadorja, janë blloqe të një dialogu me Greqinë ku ne kemi parashtruar të gjitha temat dhe ata kanë parashtruar të gjitha temat. Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston dhe që një marrëveshje e tillë për detin të ekzistojë duhet të ketë firma dhe vula.


Ajo nuk është e vlefshme edhe me firma dhe me vula deri kur kalon disa etapa. Ky grup negociator mund ta bëjë një marrëveshje, por ajo nuk është ende e vlefshme, nëse nuk shkon tek Kuvendi, nëse nuk kalon Presidentin dhe Presidenti i Shqipërisë aktual ka thënë që ai do ta çoj marrëveshjen paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese.



E fundit që kam, është që kryeministrit grek nuk ka folur fare në deklaratën e tij për ndonjë shtrirje në ujërat që janë objekt i kësaj negociate dhe i përpjekjes për një marrëveshje. Ai ka folur për një parim që nuk është i aplikueshëm për Shqipërinë sepse nuk përmbushen kushtet. Konventa thotë se të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane. Nuk ka vendosur të çojë asgjë asgjëkundi në raport me Shqipërinë.


Lexo edhe :  Ironia e Presidentit me kryeministrin: Ja për çfarë Rama meriton 10 me yll

Ka folur në Parlamentin grek kur po ratifikohej marrëveshja e ujërave me Italinë. Ai flet për detin dhe këtu plas peshku në një mënyrë aluçinante se të duket vetja sikur këtu jeton në floktoren e Ollgës.’-tha Rama.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas