Ka tërhequr vëmendjen një protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ndërkohë që sheshi ishte ende thuajse i zbrazur. Ai është shfaqur me një parullë të veçantë, teksa mbante mbi kokë tre tepsi njëra mbi tjetrën, siç duket edhe në fotot e siguruara nga MAPO. “Shoqëria Civile: PS, PD, LSI s’ka Shqipëri, por ka tepsi”, shkruhet në pankartën që mban protestuesit.