Aktualitet

S’ka të ndalur, edhe Tushes i dalin 543 vota më shumë se pjesëmarrja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 01/07/19 |
mapo.al

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet njëpartiake të 30 qershorit po shoqërohet me pasaktësi dhe skandale të njëpasnjëshme. Kështu, pas Urës Vajgurore, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe zbulohet Lushnja.


Kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Lushnje rezulton të jetë shpallur fitues, duke marrë më shumë vota nga sa ka qenë numri i votuesve.



Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Fatos Tushe, doli  fitues me 28 086 vota.


Por, po sipas të dhënave të KQZ, rezulton që në Bashkinë e Lushnjes të kenë votuar 27 243 persona.

Pra për Tushen që merr mandatin III, dyshohet se janë shtuar 543 vota.

Lexo edhe:

Skandali/ Kryebashkiakja fiton me 1766 vota më shumë se pjesëmarrja

Vau i Dejës, fituesi ka 1000 vota më shumë se pjesëmarrja

Çudia në Malësinë e Madhe, dalin më shumë vota se votues

 



Pas