Aktualitet

Momenti kur 40-vjeçari tenton të vetëdigjet gjatë faljes së Namazit (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 13/05/21 |
mapo.al

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Sheshin “Skënderbej”, gjatë faljes së Namazit, me rastin e Fiter Bajramit nga besimtarët myslimanë.






B.G, 40 vjeç, ka hyrë në shesh mes besimtarëve, duke thirrur “S’ka Zot”, ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën vetes me benzinë.


Fotoreporteri Franc Zhurda ka fiksuar pikërisht momentin kur 40-vjeçari i hedh benzinë vetes në prani të mijëra besimtarëve dhe tenton vetëflijimin.







<
>
incidenti gjate namazit1 incidenti gjate namazit2 incidenti gjate namazit3 incidenti gjate namazit4 incidenti gjate namazit5 incidenti gjate namazit6

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.



Njoftimi i policisë
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.



40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

LEXO EDHE:  

40-vjeçari tentoi të vetëdigjej te sheshi “Skënderbej”, reagon KMSH dhe policia

Lutet Fiter Bajrami, mijëra besimtarë në sheshin “Skënderbej”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas