Thursday, June 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Skadon afati, raundi i parë pa një emër për President

by us er1
15/05/2022
in Kryesore, Politika
0

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se ende nuk ka asnjë kandidaturë të regjistruar për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Ora 16:00 e 15 majit ishte afati i fundit i raundit të parë për dorëzimin e emrave në Kryesi.

Më pas ditën e nesërme do të zhvillohet raundi i parë i votimit, në orën 17:00, pas mbledhjes së Komisionit të ligjeve, pavarësisht se nuk ka asnjë emër.

Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një pajtueshmëri për emrin e kandidatit.

Pas mbledhjes të së premtes, Partia Socialiste tha se nuk do të dërgojë propozim në raundin e parë, duke plotësuar një nga kërkesat e opozitës shqiptare.

Afatet janë vendosur me votë të Partisë Socialiste, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kriteret e opozitës

Kryetari i Grupit Parlament të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se kanë propozuar kritere për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Përcolla qëndrimin e Partisë Demokratike te grupet e tjera. Kemi rënë dakord që jo vetëm të marrim pjesë, por të jemi për një proces real, të sinqertë. Presidenti duhet të jetë neutral, t’u qëndrojë sfidave”.

Ai theksoi se procesi i zbatuar në procedurë është garancia e parë.

“Ky proces do duhet që të mos perceptohet si lojë. Mazhoranca nuk mund ta zgjedhë e vetme. E drejta për të propozuar së paku i takon opozitës”.

Më herët, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për mediat pas takimit që zhvilloi me krerët e dy Grupeve të tjera Parlamentare, duke deklaruar se janë bërë hapa para për sa u përket emrave konkretë për presidentin e ri.

Gjithashtu, ai tha se ky takim ka dëshmuar gatishmërinë që ka PS-ja për të vijuar me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Balla shpjegoi edhe se “nga dy grupet parlamentare ka patur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së i bëri thirrje edhe Grupit Parlamentar të PD-së të tregohen korrekt me kohën, sepse afati i fundit i propozimeve të kandidatëve për president po afron.

“Disponibiliteti është për t’i dhënë një president të të gjithë shqiptarëve, por ka disa afate, nuk kemi më mundësi të shtyjmë afatet. Më 16 është afati i parë, ndërsa afati i fundit është data 23 maj”.

JU SUGJEROJME

Deputeti bën deklaratën e fortë: Në Kuvend vjen era hashash. Ja si reagon Nikolla
Aktualitet

Deputeti bën deklaratën e fortë: Në Kuvend vjen era hashash. Ja si reagon Nikolla

16/06/2022
U ndërtua në 2015, Sllovenia rrëzon gardhin me Kroacinë
Bota

U ndërtua në 2015, Sllovenia rrëzon gardhin me Kroacinë

16/06/2022
Salianji: Ku është goca me syze e OFL-së? Çuçi : E mora këshilltare
Aktualitet

Salianji: Ku është goca me syze e OFL-së? Çuçi : E mora këshilltare

16/06/2022
Salianji i drejtohet Çuçit: Tregoni emrat e vrasësve me pagesë që keni përdorur për vota
Kryesore

Salianji i drejtohet Çuçit: Tregoni emrat e vrasësve me pagesë që keni përdorur për vota

16/06/2022
Next Post
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Deputeti bën deklaratën e fortë: Në Kuvend vjen era hashash. Ja si reagon Nikolla
  • U ndërtua në 2015, Sllovenia rrëzon gardhin me Kroacinë
  • Salianji: Ku është goca me syze e OFL-së? Çuçi : E mora këshilltare
  • Salianji i drejtohet Çuçit: Tregoni emrat e vrasësve me pagesë që keni përdorur për vota
  • Detaje të tjera/ Vrasja e 74 vjeçarit në Shkodër, ja çfarë dyshon policia



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In