fbpx

Aktualitet

Vetingu në polici, shkarkohet shefi i ankesave në SHÇBA





               Publikuar në : 11:16 - 08/11/19 |
mapo.al

Vetting-u i nisur në radhët e Policisë së Shtetit ka rrëzuar zyrtarin e parë. Oltion Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ishte i pari që iu nënshtrua procesit të rivlerësimit në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (KJV) dhe i pari që shkarkohet nga detyra.


Në lidhje me pastërtinë e figurës, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konstatoi se z.Shehu nuk ka probleme dhe shoqërime me persona me lidhje kriminale. Për pasurinë u konstatua problem, pasi ai nuk justifikoi dot shpenzimet në raport me të ardhurat. Janë rreth 1.4 milion lekë të pajustifikuara.



Oltion Shehu tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, duke punuar në një bingo si shef salle, banakier por edhe kamarier. Gjatë kesaj kohë ai pretendon se ka pasur të ardhura të larta për shkak edhe të bakshisheve, të cilat i ka të pajustifikuara. Po ashtu ai pretendon se nuk ishte në dijeni që gjatë këtyre viteve pra nga 1996-2003, ka qenë edhe pa siguracione.


Pasuria e tij është një shtëpi dykatëshe në njësine numër 8, një automjet dhe kursime bankare.

Sot, KJV vendosi që ta shkarkojë atë nga detyra.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, do i nënshtrohen procesit të vetting-ut.


Etiketa: , , ,

Pas