Aktualitet

“S’kam qenë kurrë kaq i sëmurë” / Trajner Gega rrëfen eksperiencën me Covid-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 22/11/20 |
mapo.al

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka folur së fundmi rreth gjendjes aktuale shëndetësore, pas infektimit me koronavirus.


Në një intervistë për “Panorama Sport”, Gega pohoi se kurrë nuk ka qenë i sëmurë sikundër tani, dhe uroi që djemtë e ekipit të prekur nga Covid-19 të mos kenë shqetësime të ngjashme.


“Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë.



Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë. Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime”, tha Gega.


Lexo edhe :  Covid shtrihet në Spitalin e Përmetit - 7 infermierë rezultojnë pozitivë

Trajneri i Kukësit mungoi nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës, dhe dje për javën e tretë të kampionatit kundër Teutës. Teksa gjasat janë që ai të mungojë edhe të mërkurën në ndeshjen Kukësi-Laçi, mbetet për t’u parë se kur Gega do të rikthehet të drejtojë ekipin.


Risjellim në vëmendje se nga skuadra e Kukësit gjithashtu kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dy lojtarë, përkatësisht Godberg Barry Cooper dhe Mehdi Hetemaj, si dhe zëdhënësi për shtyp.


Etiketa: , ,

Pas