Nuk ka qetësi në Shkodër. Edhe futbolli përfshihet nga skandali, konkretisht drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia. Kërcënimet janë drejtuar trajnerit Agim Canaj e drejtorit teknik Firat. Është kërcënuar edhe administrator i Vllaznisë Suad Lici. Si pasojë e këtij presioni të pashembullt është pezulluar seanca stërvitore. Lojtarët e Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika i cili u largua drejt SHBA. Lici, Firat dhe Canaj nuk kanë pranuar të flasin për çështjen. Ende nuk ka një reagim zyrtar të klubit, por burimet bëjnë me dije se situata eshtë tejet e rëndë.