Bota

Skandal me bankat ndërkombëtare: Kanë pastruar 2 trilionë dollarë të grupeve kriminale







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 21/09/20 |
mapo.al

2 trilionë dollarë është shuma e përgjithshme e transaksioneve që bankat me famë botërore u kanë mundësuar në 2 dekadat e fundit grupeve kriminale dhe të akuzuarve për shmangie të taksave.


Skandali është zbuluar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, të cilët kanë zbuluar mbi 2 600 dokumente që faktojnë përfshirjen e bankave të mëdha në veprimtari kriminale.


Në dokumente faktohet përfshirja e bankave si HSBC, JP Morgan, Barklays apo Deutsche Bank, të cilat kanë qendra apo filiale të rëndësishme në Londër.



Dokumentet tregojnë se si HSBC u mundësoi mashtruesve të transferojnë nëpër vende të ndryshme të botës, miliona dollarë të grabitura përmes mashtrimeve edhe pse ishin informuar nga hetuesit amerikanë për skemat e manipulimit të përdorura prej tyre.


JP Morgan lejoi një kompani të transferonte 1 miliardë dollarë njëherësh përmes një llogarie të hapur në Londër, pa qenë në dijeni se kush e kishte një shumë kaq të madhe.


Banka zbuloi më pas se kompania që kishte bërë transferimin ishte në pronësi të një personi në listën e 10 më të kërkuarve në botë nga FBI. Deutsche Bank transferoi para të pista të krimit të organizuar, terrorizmit dhe drogës.

Në dokumente u zbuluan edhe donacione të fshehta nga oligarkët e lidhur me presidentin rus Vladimir Putin për konservatorët britanikë në qeveri.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas