Bota

Skandal nazist në fabrikën e BMW-së





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:08 - 20/11/18 |
mapo.al

E shkuara vazhdon ta përndjekë gjigandin e makinave gjermane, BMW. Në fabrikën e BMW-së në Ergolding të Bavarisë, punojnë rreth 4300 punëtorë nga 37 vende të ndryshme.


Pavarësisht se kompania thotë se ka një bashkëjetesë paqësore mes tyre, këtë vit ka pasur incidente që tregojnë se gjërat nuk janë ashtu siç paraqiten.



Më 20 prill, në ditëlindjen e Adolf Hitlerit, një punonjës i mirëmbajtjes nxori një foto të diktatorit nazist dhe pranë tij ndezi një qiri në shenjë homazhi.


Ai e kishte bërë edhe herë të shkuara diçka të tillë. Kompania thotë se ai u largua menjëherë nga puna.

Megjithatë edhe më vonë, sipas gazetës Bild, një punonjës përshëndeti kolegët e tij me një ‘Sieg Heil’ me zë të lartë. Punonjësit thonë se janë të shokuar nga përshëndetja naziste, por kompania e mbajti në punë atë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas