Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar për pedofili rikthehet të japë mësim

by mapo.al
27/11/2021
in Aktualitet, Kronika
0

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003.

Kanë qënë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shpehur këtë shqetësim për mediat, duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla,largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës, e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR.



Vetë nxënësit e shkollës shprehen se, janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis.

Nxënësit deklarojnë se ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

“Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit” – shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambjenteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” në Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qenë më afër shtëpisë.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit.

Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.

Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit.

Tags: BeratËngjëll Bregupedofili

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
VOA/Kosovë: Vazhdojnë hetimet dhe reagimet për vrasjen e trefishtë në Deçan

VOA/Kosovë: Vazhdojnë hetimet dhe reagimet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In