Aktualitet

Skandal në Policinë e Elbasanit, arratiset i dyshuari për vrasjen e Çakës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 14/05/21 |
mapo.al

Policia e Elbasanit, ka shënuar një tjetër rekord në skandalet e veta, që nuk duken të jenë më thjesht çështje paaftësie






Një person i cili është ndaluar për vrasjen e Everest Çakës, e ndodhur tri netë më parë, mësohet se është arratisur nga ky komisariat, menjëherë sapo është marrë në pyetje dhe i ishte komunikuar akuza e ndalimit.


Ky person është Mirjan Dedja, 37 vjeç, i cili kishte vetëm disa kohë që ishte kthyer nga Spanja, vendi ku kishte jetuar edhe viktima, edhe ky i kthyer gjatë muajit të fundit në Elbasan.







Nuk ka ende informacion se si Mirjan Dedja, ka mundur t’ia mbathë nga komisariati i policisë, ndërkohë që tashmë është shpallur në kërkim.



LEXO EDHE: 



Momenti dramatik kur bashkëshortja përqafon Everestin e vrarë në makinë

1



CLOSE
CLOSE
Pas