Aktualitet

Skandal/ Rakip Suli kontakton mësuesin në privat,ja çfarë i premton














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 08/03/19 |
ro ot

Deputeti socialist Rakip Suli, njëherazi bisnesmen e ka nisur garën për Bashkinë e Kamzës, ende pa u shpallur kandidat dhe në mënyrë krejt të pandershme: Duke kërkuar vota në këmbim të vendit të punës!






Një mësues ka nxjerr mesazhet që i ka dërguar Rakip Suli për 7 Mars në Messenger edhe pse nuk ka asnjë njohje personale me deputetin.


Mësuesi i Fiskulturës në Kamëz i ka publikuar në gazetën “Panorama Online” mesazhet që ka shkëmbyer me deputetin socialist. Mësuesi shprehet se Suli po i kërkon votën në këmbim të vendit të punës.







Ndër të tjera, deputeti Suli i shkruan mësuesit: “Doja t’ju uroja dhe shpresoj dhe besoj që ju jeni vendimtar në garën time në Kamëz bashkë me kolegët”.



Ajo ç’ka është më e bukura, ai e pyet se ku e di se jam mësues, ndërsa deputeti i thotë: “Emrin tuaj ma dha Ermioni nga lista e mësuesve në Drejtorinë Arsimore”. Kjo është një shkelje flagrante dhe përdorim i zyrave të shtetit për fushatë elektorale.

Lexo edhe :  Sherr mes adoleshentëve në Kamëz, dy të plagosur, shoqërohet autori


Më poshtë deputeti i thotë mësuesit “më kalo numrin tënd se do t’ia jap Kryetarit të PS-së në Kamëz”, duke i premtuar se nëse angazhohet në fushatë do marrë emërimin si mësues.

Më poshtë mesazhet

Mësuesi i shkruan Panoramës: “Përshendetje, une kam një denoncim të forte dhe dua ta bej këtu te ju sepse këta legenat e Rilindjes mavi e kan fillu blerjen e votave qe tani me vende pune po ta harrojne Rakip Suli dhe Rilindja se ka me fitu. Une nuk e kam problem postojeni dhe emrin tim dhe cdo gje.

Jam Ervil Dervishi profesor fiskulture ne Kamez. Kam 1 vit qe jam shperngulur nga Pogradeci dhe kam filluar profesor fiskulture ( I jashtëm), por Emirion Cakoni nuk ma jep emerimin si profesor i brendeshem se do lekë”.

 

 

 

 

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas