Një sherr ka ndodhur ditën e shtunë në kryeqytet, ku një vajzë e re ka goditur me sende të forta dy femra të tjera.
Sipas Komisariatit të Policisë Nr. 2, ajo është duke u hetuar në gjendje të lirë nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetësja me inicialet E.P, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se ka goditur në një lokal me sende të forta shtetaset E.E dhe S.T, 21 & 22 vjeçe, gjithashtu banuese në Tiranë.
Momentalisht ajo po hetohet për akuzën e parashikuar në nenin 90 të Kodit Penal “Dëmtime të tjera me dashje”.