Kryesore

Skandalet dhe koronavirusi/ Thirrja e Bashës për Prokurorinë dhe mediat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 30/10/20 |
mapo.al

Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ka bërë thirrje medias që të mos lejë propagandën e kryeministrit të dominojë. Ai ka kërkuar nga gazetarët dhe mediat që të pyesin kryeministrin pse nuk rrit testimet dhe nuk paguan bonusin e mjekëve dhe infermierëve.


Thirrje medias, mos e lejoni mafian e plehrave të bëjë një hap pa u përgjigjur pse nuk rrit numrin e testimeve? Pyeteni përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët? Pse nuk zbaton 5 hapat kundër krizës?


“Gozhdojeni me pyetje, pse nuk përgatit gjithë sistemin shëndetësor për t’u përballur me pandeminë? Batutat e tij lodhura, shfaqjet e përsëritura mbi gërmadha bëhen për t’u ikur këtyre pyetjeve. Mijëra shqiptarë janë pa mbrojtje, pa asnjë të ardhur, pa asnjë kujdes shëndetësor.



Nuk ka dhe s’mund të ketë temë më të rëndësishme se kolapsi i shëndetësisë dhe jeta e rrezikuar e qytetarëve”, – u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Italia një ndër vend vendet e para në botë që do të ketë vaksinën kundër Covid

Kreu i PD-së ka një thirrje edhe për Prokurorinë: Prokuroria të nisë hetimet e të parandalojë vjedhjen e buxhetit të shtetit. Shqiptarët, si të gjithë ballkanasit, duhet të marrin mbrapsht taksat që janë paguar prej tyre. Nuk ka dhe s’mund të ketë temë më të rëndësishme se kolapsi i shëndetësisë dhe jeta e rrezikuar e qytetarëve. Kjo krizë merr fund më 25 prill, por deri atëherë jeta e çdo shqiptari është e kërcënuar.



Etiketa: , , , ,

Pas