Kronika

Skandali ‘El Clasico’: Krimet e Rënda dërgojnë për gjykim 3 gjyqtarët e Apelit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:44 - 27/11/18 |
mapo.al

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim tre gjyqtarët e gjykatës së Apelit Durrës dhe një biznesmen. Gjyqtarët e pezulluar nga detyra Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri akuzohen për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.


Ndërsa biznesmeni Namik Sadiku akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv te gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtesisë”.



Prokuroria thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.


Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.

Si prova, Prokuroria radhit udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen./Ora News.tv/

 


Etiketa: , , ,

Pas