Aktualitet

Skandali i listave/ Në zgjedhjet e 2019-ës u ndryshua adresa e 350 mijë zgjedhësve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:18 - 01/10/20 |
mapo.al

PD ka paralajmëruar dje kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me skandalin e zhvendosjes së adresave të zgjedhësve dhe të qendrave të votimit.


Por fenomeni duket se ka ekzistuar më parë dhe është agravuar sidomos në zgjedhjet e vitit 2019.


Një raport i auditit të KQZ, i publikuar një muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, evidenton faktin se nga zhvendosja arbitrare e adresave u prekën rreth 10% e totalit të votuesve, duke e cilësuar këtë veprim si manipulim të të dhënave të zgjedhësit dhe shkelje flagrante të ligjit.



Në zgjedhjet e vitit 2021 me sa shihet po përsëritet e njëjta skemë.


Investigimi i nisur nga Ora News për listat zgjedhore duket se ka risjellë dhe një herë në skenë problemet e vëna re dhe në zgjedhjet e vitit 2017 dhe ato të vitit 2019. Një audit i bërë nga KQZ në drejtorinë e gjendjes civile vetëm një muaj para zgjedhjeve të qershorit konstatonte se në lista ishin zhvendosur 350 mijë emra ose rreth 10 % e totalit të votuesve.


Partia Demokratike, me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj paralajmëroi dje kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjen civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drejtës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi. Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë”, u shpreh Alibeaj.

Në përgjigjen e tij ministri i Brendshëm , përveçse e quajti si presion për ta trembur deklaratën e PD, dha një përgjigje disi të pakuptimtë kur tha se “Asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit”.

Në fakt ministri i Brendshëm nuk po akuzohet për ndryshim të qendrave të votimit, por për ndryshimin e adresave të banimit të zgjedhësve, gjë që mund të sjellë sorollatje, dhe si pasojë dhe dekurajim të njerëzve për të votuar.

Ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thotë Lleshaj.

Gjithsesi dhe ky pretendim i zotit Lleshaj nuk qëndron se me ndryshimin e adresës, ligji përcakton qartë se ndryshon dhe qendra e votimit.

Gjetjet e auditit

Por duket se jemi përpara një situate që është disi e hershme dhe daton që në vitin 2003 me përballjen e Edi Ramës në Tiranë. Listat e hartuara asokohe nga KQZ, që kontrollohej nga e majta, bënë zhvendosjen e zgjedhësve nga një anë e qytetit në tjetrin. Dikush që kishte votuar në Kinostudio, i duhej të shkonte në Kombinat apo dikush që kish votuar te Stacioni i Trenit, tashmë i dilte emri në Tiranë të Re.

Në zgjedhjet e mëvonshme ky problem sikur u reduktua dhe zhvendosja e adresave nuk ishte më problem por sidoqoftë probleme me listat ka pasur gjithmonë, siç ishin emrat e dubluar. Megjithatë, situata duket se është rikthyer sërish sidomos në zgjedhjet e vitit 2017, dhe ato të vitit 2019.

Një raport i auditit të KQZ, i publikuar në maj të 2019 evidentonte faktin se 350 mijë zgjedhës ose 10 për qind e numrit total të votuesve ishin zhvendosur nga adresat e tyre.

Një problem tjetër, sipas KQZ ka qenë dhe regjistrimi i banorëve të cilët nuk kanë pasur një kod identifikimi të banesës.

Për një periudhë dymujore, janë regjistruar mbi 47 mijë banesa në të gjithë vendin, por hartuesi i raportit të auditit shprehet se procesi ka qenë kaotik, dhe në shumë raste mungonin fare hartat e vendbanimit.

“Me qëllim verifikimin e këtyre kodeve të banesave nga ana ime iu është dërguar një listë me 561 kode QV përfaqësuesve të KQZ në mënyrë të më sigurohet një kopje e hartave të cilat dorëzohen nga ana e njësive vendore pranë KQZ. Nga kontrolli i kryer rezulton që në disa raste harta nuk është dorëzuar fare, vetëm në tri raste në format elektronik dhe në rastet e tjera në format letër. Në të gjitha rastet hartat e dorëzuara nuk përmbanin kodet e banesave duke pamundësuar verifikimet e nevojshme”, shprehet në raport inspektori i auditit.

Mospasja e një harte, e bën të pamundur identifikimin e banesës së zgjedhësit, pasi jo në pak raste sipas auditit të KQZ kanë ndodhur çudira.

Për shembull, në Korçë 1051 zgjedhës rezultonin banorë në ambientet e Fakultetit të Shkencave, ndërsa 491 të tjerë banorë të lulishtes së qytetit.

Në Durrës 992 persona banonin në një shtëpi rreth dy dhoma e kuzhinë, ndërsa në Elbasan 441 persona flinin në shkallët e një pallati, e kështu me radhë.

“Pra, siç vihet re në të gjitha rastet kemi të bëjmë me raste flagrante pasaktësish dhe manipulimi të të dhënave të zgjedhësve. Fakti që është e pamundur të verifikohen hartat dhe kodet e banesave të zgjedhësve dhe gjithashtu nuk mund të verifikohet se si janë ndryshuar kodet e banesave për 350.843 zgjedhës gjatë periudhës së monitorimit duke pamundësuar verifikimin e ligjshmërisë së ndryshimeve në elementët zgjedhor të tyre. Ky numër është mjaft i lartë dhe përfaqëson 10% të listës së zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Qëllimi

Auditi i ka përfunduar gjetjet e tij në maj, pra një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Por me sa duket, bojkoti i opozitës mbuloi dhe skandalin e adresave në atë kohë, i cili po shfaqet në zgjedhjet e këtij viti. Por tashmë jemi vetëm 7 muaj para zgjedhjeve dhe ende nuk është ngritur KQZ, ndërsa në një mënyrë të paprecedentë po tentohet të përmbyset sistemi zgjedhor.

Në investigimin e Ora News, të intervistuarit deklaronin hapur përkatësinë e tyre të djathtë, por ekspertët e zgjedhjeve cilësojnë se ky problem është shumë më i shtrirë.

Ai kërkon në radhë të parë të dekurajojë njerëzit të dalin në zgjedhje duke dhënë një perceptim të përgjithshëm se zgjedhjet do manipulohen, por edhe duke i sorollatur sa në një qendër votimi në tjetër. Ligji përcakton se ata që nuk gjejnë emrat në listë duhet të hapin proces gjyqësor, por të paktë janë ata që e ndërmarrin këtë veprim.

Në Korçë QV 3636 ka 1051 zgjedhës të regjistruar me numër banese 141 që i përket godinës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe humane dhe 495 zgjedhës të regjistruar me numër banese 529 që është lulishte.

Në Durrës QV 1470 ka 944 zgjedhës me numër banese 22 , që është godinë shume e vogël dhe e ka të pamundur të strehojë 944 zgjedhës së bashku me familjet e tyre.

Në Elbasan QV 2350 ka 408 zgjedhës me numër banese 27 e cila është një shkallë pjesë e një godine 6-katëshe ndërtuar para viteve ‘90 e ka të pamundur të strehojë 408 zgjedhës së bashku me familjet e tyre.


Etiketa: , , , ,

Pas